E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet mund të kontestohen, frikë për krizë politike si në 2009-ën

zgjedhje1Tiranë- Një diplomat perëndimor i cili ka kërkuar të mos identifikohet i ka thënë ‘Aljazeera’-s paralajmërimin për një “rrezik të madh që ekziston që rezultatet e zgjedhjeve e së dielës do të kontestohen, qoftë nga koalicioni që largohet ose nga opozita”.

Sipas shkrimit zgjedhjet në Shqipëri mund të përcaktojnë nëse një nga vendet më të varfra të Evropës do të ketë një shans për të hyrë në Bashkimin Evropian. Media arabe shkruan se zgjedhjen kanë një sfond të akuzave për blerjen e votave dhe parregullsi, duke ngjallur frikën e përsëritjes së votimit të 2009-ës, që përfunduan në një krizë politike.

Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE është refuzuar dy herë në të kaluarën, pjesërisht për shkak të problemeve të saj të qeverisjes.

Analistët kanë parashikuar një garë të ngushtë mes Ramës dhe Berishës. Rezultatet e para po publikohen të hënën.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›