Rama: Qeveria mbajti “peng” planin për Tiranën
Duke folur për plani rregullues të Tiranës, Rama akuzoi qeverinë, që sipas tij mbajti të bllokuar këtë plan më shumë se një vit.
“Pasi e mbajtën planin një vit në sirtar për të bërë propagandën e ulët se nuk ka plan dhe njëkohësisht për të kafshuar ato zona të planit që janë paraparë si pjesë e hapsirës metropolitane, dje e miratuan në Këshillin Bashkiak por të shikojmë se sa oreksi i familjes do të ndikojë në miratimin përfundimtar” u shpreh Rama.
Duke folur për investimin që po bëhet në këtë bllok banimi, (kufizuar nga rrugët “Jordan Misja”- Unaza- “Don Bosko”), Rama tha se "me këto punime janë 54 ha që po i kthehen Tiranës europiane dhe po integrohen me hapësirën e zhvilluar dhe me zhvillimin e kryeqytetit”. Për rehabilitimin e plotë të këtij blloku banimi është financuar një fond prej 249.667.740 lekësh, nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.
Projekti i rehabilitimit të bllokut nr. 51 parashikon edhe shtrimin e trotuareve me pllaka betoni vetështrënguese, si element dekorativ. Përsa i përket çështjes së parkimit, referuar projektit, është patur parasysh nevoja në rritje për sheshe parkimi në zonë. Për këtë arsye në hartimin e projektit të zbatimit është parë mundësia e ndërtimit të shesheve të parkimit publik shtesë për banorët e zonës, atje ku ka patur sheshe të lira. Është parashikuar gjithashtu ndërtimi i një rrjeti të ri kolektorësh dhe pusetash për ujërat e shiut.