Norvegjia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare
Kryeministri social-demokrat Jens Stoltenberg në koalicion me socialistët dhe liberalët pretendon të marrë një mandat të dytë. Përballë këtij koalicioni janë progresistët e Siv Jansen dhe konservatorët e udhëhequr nga Erna Solberg.
Sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar sot, koalicioni qeveritar i qendrës së majtë pritet të fitojë shumicën e duhur të votave përballë opozitës. Rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra “Sentio” tregonin se qeveria pritet të fitojë 88 vende në parlamentin me 169 anëtarë.
Por, rezultatet e sondazheve të mëparshme janë konfuze, pasi disa prej tyre nxjerrin fituese opozitën. Aktualisht koalicioni në pushtet ka 87 vende në parlament kundrejt 82 të opozitës.
Ndërkohë, partitë garuese në zgjedhje duhet të arrijnë pragun prej 4 për qind të votave në mënyrë që të sigurojnë përfaqësimin në parlament.