Rishfaqet Bin Laden: Amerika të çlirojë veten
Në një mesazh audio të shpërndarë në një nga faqet e al-Kaides në internet, Bin Laden dënon politikën e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Koha ka ardhur për ju që të liroheni nga frika e terrorizmit ideologjik të neo-konservatorëve që bëjnë pjesë në lobin izraelit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e kryeterroristit taleban.
Lidhjen mes këtyre dy shteteve Bin Laden e cilëson si një nga arsyet kryesore të “përplasjes” mes islamit dhe SHBA-së, pasi Izraeli mban të pushtuar Palestinën. Ai shton më tej se politika amerikane nuk ka ndryshuar, megjithë ardhjen në pushtet të presidentit Barak Obama.
“Nëse mendoni mirë për gjendjen tuaj do të kuptoni së Shtëpia e Bardhë është kapur nga grupe interesi që bëjnë presion. Duhet të luftoni për të çliruar Shtëpinë e Bardhë dhe jo Irakun”, vijon shefi i Al Kaides.
Në fund të fjalës, Bin Laden thotë se Rusia u largua disa vite më parë nga Afganistani dhe të njëjtën gjë do të bëjnë edhe amerikanët.