Bilek: Çekia do të kualifikohet

Trajneri i Republikës Çeke, Michal Bilek, beson se të zgjedhurit e tij kanë nevojë për vetëm një gol në ndeshjen e sotme, në mënyrë që të shuajnë shpresat e Malit të Zi për kualifikim.
Takimi i zhvilluar në Pragë në mes të këtyre dy përfaqësuesve i vlefshëm për Euro 2012, përfundoi me fitore prej 2-0 të Republikës Çeke, ndërsa Bilek mendon se një gol i shënuar në Podgoricë do ta kualifikonte përfaqësuesen e tij për turneun që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
“Nëse shënojmë një herë, Mali i Zi duhet të shënojë katër herë, gjë që do të jetë shumë, shumë e vështirë”, është shprehur Bilek për Uefa.com.