U21/ Shqiperi-Portugali 2-2
Barazim i vështirë 2-2, por i merituar për skuadrën U-21 të Shqipërisë në ndeshjen e rradhës kundër Portugalisë.
Dy kanë qenë heronjtë për skuadrën tonë. Në sulm padyshim Sadiku, i cili me dy golat e shënuar është bërë njeriu gol për këtë skuadër. Më parë kanë qenë portugezët që kanë zbllokuar shumë shpejt lojën në minutën e 20-të Hose Peskuera ka kaluar skuadrën e tij përpara. Megjithatë pjesa e parë ka patur vetëm këtë gol, duke lëne portugezët përpara.
Pjesa e dyte ka pasur tjetër fizionomi. Vajushi-Bala dhe Sadiku kanë marrë frenat e lojës në dore dhe duket se gjithcka brenda 15 minutash ka ndryshuar. Goli u arrit në minutën e 55-të nga Sadiku, i cili ka përfituar nga një top i ulur me kokë nga Bala. Nuk është menduar dy here dhe barazim 1-1. Portugezët tronditen, por e marrin vehten shpejt dhe falë eksperiencës shumë herë më të madhe arrijnë të kalojnë përpara në minutën e 62-të me anë të Edoardos.
Sadiku është i kudondodhur, ndërkohë që në portë Frashëri është një siguri më shume. Minuta e 77-të është ajo fatlumja për skuadrën tonë. Përfundimisht një barazim dhe akoma më shumë një shpresë se një grup i ri futbollistësh po rritet për kombëtaren e madhe.