Maratona e Athines
Në një nga maratonat më të vështira të botës qëlloi që fitoi një jo kenian. Marokeni Abdelkarim Bubker triumfoi në maratonën më klasike të botës, në atë të Athinës, madje duke vendosur rekordin e ri të garës me kohën 2 orë, 11 minuta e 40 sekonda.
Marokeni 30-vjeçar zhvilloi vetëm maratonën e dytë në karrierë, duke pasur, pra, shumë pak përvojë, por kjo nuk e pengoi që të bënte një paraqitje të shkëlqyer. Gara e Athinës u zhvillua në mot të ftohtë e të lagësht, gjë që ndikoi direkt në rezultat, ndërsa pas Bubkerit doli keniani Sami Çumba me 2 orë, 13 minuta e 27 sekonda.
Daniel Gatheru i Etiopisë doli në vend të tretë në 2 orë, 16 minuta e 12 sekonda. Për femra, maratonën e Athinës e fitoi Elfneshe Melaku e Etiopisë, duke lënë prapa ukrainasen Kamila Hanipova. Të dyja këto atlete patën një konkurrencë të jashtëzakonshme deri në metrat e fundit, në stadiumin e mermertë Panatheniko, ku u zhvilluan Lojrat Olimpike të vitit 1896 dhe në të cilat u krijua kjo maratonë.
Melaku fitoi me 2 orë 35 minuta e 25 sekonda, ndërsa Hanipova përfundoi vetëm 6 sekonda pas saj. Në vend të tretë doli tuniziania Amira Benamor me 2 orë, 42 minuta e 15 sekonda.