E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Dua të bëhem sërish më i miri per te fituar topin e arte per kete vit

Superylli brazilian Ricardo Kaka ka deklaruar se dëshiron që edhe njëherë të njihet si lojtari më i mirë në botë dhe beson se fitimi i trofeve me Real Madridin dhe Brazilin do t’ia mundësojë një gjë të tillë.
“Për t’u zgjedhur sërish si lojtari më i mirë në botë duhet të fitoj tituj të përbashkët. Mendoj se e kam mundësinë e arritjes së kësaj me Madridin dhe Selecaon”.

“Do të jap më të mirën nga vetja për të arritur diçka të këtillë. Secilën herë kur Brazili është i përgatitur mirë ne arrijmë sukses, mirëpo kjo nuk ndodhi në vitin 2006”, ka thënë Kaka për “AS”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›