E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larsson: Unë e binda Ibran të shkojë te Barca

Sulmuesi suedez Henrik Larsson thotë se ai ka ndihmuar për ta bindur Zlatan Ibrahimovicin që të transferohet te Barcelona, duke qenë se, sipas tij, Blaugranët janë skuadra më e mirë në botë.
“I thash: ‘Nëse ke mundësi reale që të shkosh te Barca, shfrytëzoje. Duhet të shkosh sepse është klubi më i mirë në botë dhe nuk do të pendohesh’”.

“Zlatan po ia kalon shumë mirë dhe mendoj se edhe tifozët e Barcës e duan sepse ka talent. Ai është po ashtu i fortë fizikisht. E vërteta është se ai është i kompletuar si një sulmues”, ka thënë Larsson për “El Mundo Deportivo”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›