E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilisht gjendet i mbytur ne liqen 49-vjecari

Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin artificial të qytetit të Bilishtit në qarkun e Korçës. Policia tha se personi i mbytur është Avni Nastimi, banor i Bilishtit.

Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është gjetur nga dy persona që kanë shkuar për peshkim në liqen gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë së Bilishtit dhe të komisariatit të Devollit. Pas nxjerrjes së trupit të Nastimit, janë bërë dhe verifikimet e para nga grupi hetimor i policisë. Policia njofton se viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup, gjë që hedh poshtë mundësinë e dhunimit dhe më pas hedhjen e trupit në liqen.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së Nastimit. Gjatë orëve të natës policia ka marrë dëshmitë e familjarëve të 49-vjeçarit. Në pyetje janë marrë dhe një pjesë e banorëve të zonës përreth që kanë pasur kontaktet e fundit me viktimën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›