elsi-Mancester sot perballja
Çelsi dhe Mançester Junajtid do të ndezin edhe një herë flakët e një dueli të madh kur të ndeshen me njëri-tjetrin në fortesën e “Stamford Bridge”-t. Kampionit të botës, Fernando Torres, do t’i jepet një tjetër shans për të shënuar golin e tij të parë tek blutë, këtë herë në çerekfinale të Championsit dhe trajneri Ançeloti sqaron se spanjolli do të jenë në formacion. Para 3 sezonesh, Junajtid e mundi Çelsin në finalen e Ligës së Kampionëve, pas gjuajtjes së penalltive, por Ançeloti nuk tregohet i interesuar për të folur për hakmarrje.
Ançeloti tha se: “Ndeshja e radhës do të jetë një histori tjetër. Mendoj se kemi arritur në momentin e duhur për të luajtur në formën më të mirë. Natyrisht që e dimë se do të duhet të luajmë ndaj një skuadre fantastike, por ne kemi besim se do të bëjmë më të mirën. Torres nuk ka shënuar, por ka luajtur për skuadrën. Natyrisht ai nuk është i lumtur dhe dëshiron të shënojë”.
Në skuadrën e sotme do të jetë edhe Frenk Lampard, një nga 7 lojtarët që kanë mbetur blu pas finales së madhe të Moskës më 2008, që do të luajë ndeshjen e 500-të për Çelsin. Ai rikthehet tek ato kujtime të dhimbshme, si dhe tek ato të eleminimit nga Barcelona më 2009.
Lampard ka deklaruar se :Gjithkush e kupton se nuk mund të jesh gjithnjë i suksesshëm dhe të fitosh. Ne humbëm atë finale ndaj Mançester Juajtid, siç humbëm ndaj Barcelonës, apo mund të humbësh edhe ndaj Realit. Nuk mendojmë për hakmarrje, rivaliteti më i madh ka të bëjë me faktin se jemi dy skuadra angleze dhe e njohim njëra-tjetrën”
Në kampin e Mançester Junajtid synojnë fitoren e parë pas 10 takimeve radhazi në fushën e Çelsit. Ndeshja e kampionatit në Londër u humb 1-2 dhe Sër Aleks Ferguson kërkon të shënojë sërish.
Ferguson ka thwnw se: “Synimi në këtë ndeshje është të kthehemi në “Old Trafford” me një apo dy gola në xhep. Si zakonisht ne do të luajmë për ta fituar ndeshjen, por na duhet të dalim me shanse të mëdha për kualifikim. Vitet e fundit nuk kemi marrë rezultate këtu, por kemi luajtur mirë. Çelsi dëshiron me çdo kusht ta fitojë këtë trofe, jo më kot Abramoviç mori Torresin për 50 milionë stërlina. Por, edhe ne duam të fitojmë me çdo kusht.”
Edhe mbrojtësi i majtë, Patris Evra, beson se Junajtid meriton rezultat pozitiv në fushën e Çelsit. “Mendoj se e dimë të gjithë se çelësi i kësaj ndeshjeje është përqendrimi. Vjet në Mançester ne luajtëm më mirë sesa ata, por duhet të përqendrohemi deri në minutën e fundit.”, ka thwnw Evra.