E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore klienti vret pronarin e pasticerise

Pronari i Pastiçerisë “dashuria” Petrit Mehmeti 52 vjeçe ka mbetur I vdekur pas një konflikti me thika ne vendin e quajtur tregu i orizit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës kur nje personi i identifikuar si A.V 35 vjeç banues në lagjen 24 Maj në Çole ka goditur pronarin pas një debati banal.

Autori ka rrëmbyer një thikë pastash dhe e ka goditur disa herë në gjoks pronarin. Ai u dërgua menjëherë në spital ku dhe iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, por mëngjesin e së mërkurës humbi jetën. Policia e cila u gjet menjëherë në vendin e ngjarjes nuk ka mundur të kap autori, por ka sekuestruar provat materiale, thikën me të cilën është kryer krimi si dhe ka marrë gjurmë gishtash.

Burime policore tregojnë se shkak i këtij krimi mund të ketë qenë një konflikt banal, por hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkaq po në qytetin e Vlorës një tjetër ngjarje u regjistrua me pasojë plagosje me thika.

Një grup të rinjsh janë përshirë në një sherr banal, ndërsa njeri prej tyre ka përdorur një thike dhe ka plagosur 17 vjetarin Dhimitër Prifti. Adoleshenti është plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë ndalimin e të rinjve që morën pjesë në konflikt dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›