E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj Vota e shenjte policia do ruaj materialet zgjedhore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka siguruar që forcat e rendit do të garantojnë sigurinë gjatë procesit zgjedhor.
Burgaj theksoi rëndësinë e Policisë gjatë kësaj periudhe.

Ai nënvizoi detyrimin për të mbështetur dhe garantuar të drejtat e qytetarëve. Burgaj nënvizoi se askush nuk mund të dalë mbi ligjin.
Në takimin me drejtorët rajonalë të policisë, të cilëve u ka komunikuar objektivat kryesore për një proces sa më të mbarë zgjedhor, Burgaj ka deklaruar se janë 8700 policë në rang vendi, të cilët janë trajnuar për zgjedhjet lokale të 8 Majit, me qëllimin e garantimit të sigurisë dhe standardeve të tyre.

“Vota është e shenjtë, prandaj edhe ne do ruajmë materialet zgjedhore”, mësohet të jetë shprehur Burgaj. Duke shtuar se policët në rang vendi duhet të garantojnë me çdo kusht siguri dhe rend të qetë para dhe pas zgjedhjeve të 8 Majit. “Do përpiqemi të parandalojmë krimin, ndërkombëtarët vlerësim policisë”, tha më tej Burgaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›