E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Clinton i ofron këshilla Obamës

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i ka ofruar këshilla për të siguruar rizgjedhjen presidentit Barack Obama, duke thënë se ai duhet t’i bindë votuesit se administrata e tij e shpëtoi ekonominë amerikane nga falimentimi.

Clinton foli për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, gjatë një interviste për programin e mëngjesit të rrjetit televiziv ABC. Ish-presidenti Clinton tha se Obama duhet t’ua bëjë të qartë votuesve se kriza financiare në shtator të vitit 2008 ndodhi para ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Clinton shprehu besimin e tij se Obama do ta sigurojë pa vështirësi rizgjedhjen e tij në nëntor. Ai tha se rivali i tij republikan, që ka shumë të ngjarë të jetë Mitt Romney, ish-guvernator i shtetit Massachusets, nuk do të jetë në gjendje të fitojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›