Berisha e Krasniqi kërkojnë hetim të plotë

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi thanë sot se të dy vendet janë të gatshme të përballen me drejtësinë ndërkombëtare, lidhur me akuzat e ngritura nga raporti i Dick Martyt.
Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Shqipëria dhe Kosova do të kërkojnë hetim të akuzave që Dick Marty ka ngritur në raportin e tij. I gjendur në Tiranë për të koordinuar qëndrimet e të dy vendeve mbi raportin e Dick Martyt, Krasniqi tha se janë të hapur për një hetim të plotë e profesional.
"Në jemi të bindur se në gjithë programin e Lëvizje Çlirimtare, për çlirim në Kosovë, nuk ka patur qëllim tjera, përvec luftës për çlirim. Lufta jonë ka qenë e drejtë me dinjitet dhe ka patur mbështetje ndërkombëtare", tha Krasniqi, siç transmeton Shekulli.
Ndërsa, Kryeministri Sali Berisha e quajti raportin racist, dhe se Marty i ka lejuar vetes, të përdorë shabllone të doktrinës raciste serbe.
Berisha tha se të dy vendet do të kërkojnë hetim të plotë për të gjitha problemet që do të shtrohen nga EULEX dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
"Qeveria i ka bërë ftesë,EULEX-it dhe Gjykatës së Hagës që të rinisin hetimet e këtyre pretendimeve të Martyt, i cili nuk sjellë asgjë të re, veçse sjellë akuzat të hedhura poshtë më parë".