Bill Clinton në Korenë e Veriut, negociata për lirimin e gazetareve amerikane
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton mbërriti sot në Korenë e Veriut në një përpjekje për të negociuar lirimin e dy gazetareve amerikane, të cilat janë dënuar për "krime të rënda" nga shteti komunist. Vizita zhvillohet në një kohë të shtimit të militantizmit në shtetin e izoluar komunist, që sipas analistëve është në kulmin e debateve lidhur me zëvendësimin e lidershipit të dinastisë së vetme aziatike, ndërsa refuzon të rikthehet në tryezën e bisedimeve shumëpalëshe për të hequr dorë nga ambiciet bërthamore. Dy gazetaret u dënuan muajin e kaluar nga Pheniani me 12 vjet punë të rëndë të detyruar, pasi u arrestuan në muajin mars pranë kufirit me Kinën dhe u akuzuan për hyrje të paligjshme në Korenë e Veriut.
Euna Lee dhe Laura Ling, gazetare të televizionit amerikan "Current TV", u arrestuan ndërsa po përgatisnin një reportazh pranë kufirit midis Koresë së Veriut dhe Kinës.
Zyrtarët amerikanë druhen se Pheniani mund t'i përdorë dy gazetaret si mjet për t'u rezistuar presioneve të komunitetit ndërkombëtar, që kërkon ndalimin e programit bërthamor, dhe të minimizojë sanksionet e OKB-së, që u vendosën pas provës së fundit bërthamore dhe lëshimit të një serie raketash nga regjimi komunist.
Shumë analistë janë shprehur se vizita e Clinton mund të bënte të mundur mbylljen e një cikli provokimesh ushtarake dhe rikthimin e mundshëm të Phenianit në një raund të ri bisedimesh dhe dialogu.
"Sapo ai të mbërrijë në Phenian, Clinton do të hyjë në negociata me Veriun për lirimin e dy gazetareve", njoftoi agjencia Yonhap, duke cituar burime zyrtare lidhur me vizitën e ish-presidentit Clinton në Phenian.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut nuk pranoi të bënte komente lidhur me këtë vizitë, duke deklaruar se çdo njoftim duhet të bëhej nga Uashingtoni apo Pheniani.
Ndërkohë edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Thomas Vietor, dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë pranuar të bëjnë komente.
Në kohën kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së, Clinton ishte përpjekur të përmirësonte marrëdhëniet me Korenë e Veriut përmes shkëmbimit të diplomatëve të nivelit të lartë, një lëvizje që kishte shtuar shpresat se Uashingtoni dhe Pheniani do t'u jepnin fund dekadave të armiqësisë dhe do të normalizonin marrëdhëniet.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright vizitoi Phenianin në vitin 2000 dhe zhvilloi bisedime me liderin komunist Kim Jong-il, dhe pak kohë më pas krahu i tij i djathtë Jo Myong-rok vizitoi Uashingtonin.
Përmirësimi i shpejtë i marrëdhënieve ishte jetëshkurtër me ardhjen në detyrë të presidentit George W. Bush, i cili shpalli Korenë e Veriut si pjesë të "boshtit të së keqes" së bashku me Iranin dhe Irakun.
Kim Jong-il dhe i ati i tij Kim Il-sung, themeluesi i dinastisë komuniste, kishin shfrytëzuar vizitat e mëparshme të diplomatëve të nivelit të lartë amerikan për të bërë gjeste "të nisjes së dialogut me Uashingtonin", tha Yun Duk-min i Institutit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sigurinë Kombëtare në Seul.
Sipas tij "Koreja e Veriut mund t'i rikthehet qëndrimit për zbatimin e marrëveshjes së çarmatimit të 19 shtatorit dhe mund të hyjë në bisedime bërthamore me SHBA-në".