Kosova sot në zi për Tragjedinë Tisa
PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të kosovarëve që humbën jetën para disa ditësh, në përpjekje për të kaluar lumin Tisa në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, në natën mes 15 dhe 16 tetorit.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në Nenin 48, pika 2.4 dhe pika 4 të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-132, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës, duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor 2009 (ditë e hënë) në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore!, thuhet në vendimin e Presidenti Sejdiu.
Të gjitha institucionet dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë udhëzuar që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.
Në të gjithë vendin, flamujt do të valëviten sot në gjysmështizë, ndërsa stacionet televizive do të anulojnë transmetimet argëtuese.
Partitë politike kanë pezulluar për një ditë të gjitha aktivitetet partiake në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit. Shtabet zgjedhore dhe kandidatët u kanë shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e Tisës.
Dy javë pas tragjedisë, akoma nuk dihet numri i saktë i personave të mbytur. Deri më tani janë gjetur tetë trupa pa jetë. Po kaq të tjerë nuk janë gjetur ende.
Flet i mbijetuari
Tragjedisë gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë i kanë mbijetuar Blerim Rama nga Prishtina, së bashku me fëmijët, 2 dhe 3 vjeç, por jo edhe gruaja e tij. Rama ka deklaruar se ishin mashtruar nga trafikantët, sepse nuk ka qenë e planifikuar që grupi i kosovarëve të kalojë në territorin hungarez përmes lumit. “U kam thënë se nëse kam me kalu diku ujin, nuk vij. Por më kanë thënë se nuk do të kaloni askund ujin”, ka thënë ai, pas kthimit në Kosovë.
Sipas Blerim Ramës, në varkë kanë qenë 18 persona, 9 fëmijë e 9 të rritur, dhe ajo është vërshuar nga uji shumë shpejt pas nisjes me shpejtësi të madhe.
“I kam lajmëruar të gjithë të afërmit e atyre familjeve që kanë qenë në atë varkë. E dinë kush janë ata dhe nuk ka nevojë të dihen emrat publikisht”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person tjetër, që dyshohet se ishte në grupin e të zhdukurve, është i gjallë. Ai thuhet se është një adoleshent, i cili gjendet në një qendër paraburgimi në Austri.
(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)
Autoritetet hungareze dhe serbe nuk kanë bërë të ditur për ndonjë trafikant të arrestuar për shkak të përfshirjes në kalimin ilegal të kufirit.
Ndërkaq, Kosova po i kërkon katër të dyshuar në lidhje me këtë rast të trafikimit të qenieve të gjalla. Personi i pestë i dyshuar, i vetëdorëzuar në polici, pas intervistimit, po ndiqet në gjendje të lirë në shtëpi.