Bill Clinton ritakohet te Bill Clinton Kaligani pas 14 vitesh
Ndërkohë që presidenti amerikan i asaj kohe sapo mbërriti në atë zonë, mbajti në krahët e tij fëmijën e sapolindur, i cili peshonte vetëm pak kilogramë..
Para 14-vitesh, fëmija morri emrin e Bill Clinton pasi lindi në të njëjtin muaj në të cilin ka lindur edhe ish-presidenti amerikan.
U takuan në të njëjtin vend, pas 14 vitesh, tashmë Bill Clinton nuk është më presidenti i SHBA, ndërsa Bill Clinton i ri është një adoleshent, 14-vjeçar.
Emri i plotë i djalit është Master Bill Clinton Kaligani.
Për të përqafuar sërish ish-presidentin e SHBA, 14-vjeçari është transportuar në Entebbe, në Ugandë së bashku me nënën e tij dhe për të ky ishte udhëtimi i parë me avion.
Ish presidenti Bill Clinton dhe Bill Clinton i ri kanë drekuar së bashku dhe adoleshenti i ka rrëfyer ish-presidentit dëshirën për t’u bërë mjek.
Ndërsa nëna e djalit, Betty Namugosa i ka treguar medias entuziazmin: “Presidenti ka premtuar se do të kujdeset për djalin tim”.