E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Klinton:Vendet e Ballkanittë bashkëpunojnë

BUDVA-  Vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me projekte e nisma të cilat synojnë integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian. Ky ka qenë mesazhi i ish-presidentit amerikan Bill Klinton, gjatë takimit "Balkan Networking", në Budva të Malit të Zi. "Ballkani në vitet e '90 u përfshi në procese dezintegrimi, ndërsa sot sfidat e përbashkëta me të cilat përballet duke filluar nga proceset integruese në strukturat atlantike dhe europiane, e deri në përballimin e ndryshimeve klimatike, bëjnë të domosdoshëm ndërtimin e një network-u më të gjerë nga vendet e rajonit, për të zhvilluar politika të qëndrueshme", - ka deklaruar Klinton. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri shqiptar i Mjedisit, Fatmiu Mediu.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›