Izraeli nuk i kthehet kufijve të 1967-ës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se qeveria e tij nuk do të jetë asnjëherë dakort që t`i kthehet kufijve që ka pasur para vitit 1967.
Në një fjalim të mbajtur të hënën në mbrëmje në Uashington para një grupi lobues pro-izraelit, Këshillit për Çështje Publike Amerikano-Izraelite, Netanjahu përsëriti qëndrimin e tij se këto linja terriroriale janë të “pambrojtura” për Izraelin e ditëve të sotme.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Barak Obama, tha se negociatat e ardhshme për kufijtë mes Izraelit dhe palestinezëve do të duhej të bazoheshin në kufijtë që ekzistonin para se Izraeli ta okuponte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor e Rripin e Gazës në luftën arabo-izraelite të vitit 1967.
Por, Obama ka thënë se këto kufinj mund të rregullohen nëse Izraeli dhe palestinezët bien dakort për shkëmbim territoresh.