E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilt Te kenaqur me bisedimet Kosove-Serbi

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bilt ka vlerësuar me nota pozitive ecurinë e deritanishme të procesit të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk prisja që të arriheshin rezultate spektakolare që në fillim. Vlerësoj se në këtë proces do të duhet kohë, por jemi të lumtur që dialogu ka filluar dhe që do vazhdojë”, ka deklaruar Bilt.

Shefi i diplomacisë suedeze ka shtuar se bisedimet në fjalë dhe situata në Bosnje e Hercegovinë janë cështjet më të rëndësishme të Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›