Lufte ne Abixhan. Perleshja mes dy kampeve rivale

Luftime të ashpra janë zhvilluar në Abixhan, qytetin kryesor të Bregut të Fildishtë. Përleshjet kanë ndodhur mes mbështetësve të presidentit të pranuar ndërkombëtarisht Alasane Outara dhe atyre të Loren Gbagbos, i cili nuk pranon të largohet nga posti i presidentit pas humbjes së zgjedhjeve më 28 nëntor.
Raportet flasin për sulme të mbështetësve të Outarës ndaj rezidencës së Gbagbos në Abixhan. Forcat e Outarës kanë marrë kontrollin e televizionit shtetëror. Banorët e kryeqytetit ekonomik të vendit dëshmojnë për përleshje mjaft të dhunshme. Ofensiva që ka për qëllim të shtojë presionin mbi Gbagbos filloi të hënën në tre fronte. Besnikët e Gbagbo kanë humbur kontrollin e aeroportit të Abidjan.
Ouattara ka urdhëruar mbyllje të zonës ajrore detare e kufijve tokësorë pas vendosjes së ndalim qarkullimit. Laurent Gabgbo, në pushtet që prej vitit 2000, prej mujash ka refuzuar njohjen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 28 nëntorit ku fitoi kundërshtari i tij Alassane Ouattara.
Delina Bitraku