Libi lider Gadafi i ri. Zgjidhja pas ikjes se kolonelit

Në Libi Muamar Gadafi është në kërkim të një strategjie për largimin. “The Guardian” bën të ditur se një i dërguar i Moamar Gadafit ka qenë në Londër për bisedime secrete për të organizuar largimin nga pushteti të muamar Gadafit.
BBC bën të ditur se mësohet se Mohamed Ismail, ndihmës i djalit të Gadafit, ka zhvilluar bisedime me zyrtarë britanikë gjatë qëndrimit të tij në Londër. Downing Street nuk i ka komentuar informacionet e mësipërme ndërsa sipas “The Independent” janë të paktën dhjetë funkionarë. Si zgjidhje artikulohet dhe mundësia e dorëheqjes së kolonelit dhe vendosja e djalit të tij Mutassim si president i një qeverie të përkohshme.
Ndërkohë ora- orës rritet numri i zyrtarëve të regjimit që tentojnë të largohen nga vendi. Pas ministrit të jashtëm Mussa Kussa, sipas Al Jazeera janë dhe funksionarë të tjerë që janë larguar drejt Tunizisë. Mes tyre dhe kreu i komitetit popullor të Libisë Mohammad Abu al Qassim al Zawi, i cili ka vendosur të braktisë regjimin e së bashku me kreun e sigurimit presin të largohen nga Tunizia.
Megjithatë për autoritetet amerikane renegatët nuk kanë dobësuar forcën e Gadafit në terren. “Forcat e armatosura të Gadafit nuk janë pranë pikës së thyerjes, megjithë qindra sulmet ajrore të forcave aleate” deklaroi admirali amerikan Majk Mullen.
Mullen, para një komiteti të Kongresit, tha se forcat e sundimtarit libian janë 10 herë më të armatosura se trupat rebele. Ai shtoi se moti i keq në Libi gjatë kësaj jave ka penguar sulmet ajrore të koalicionit, çfarë i ka mundësuar forcave qeveritare që të përparojnë. E ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë, Gadafi ka akuzuar udhëheqësit e vendeve të koalicionit si të goditura "nga çmenduria e pushtetit".
Delina Bitraku