E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden kërcënon sërish SHBA-në

SHBA, 25 mars, NOA Terroristi më i kërkuar në botë, Osama Bin Laden, është rishfaqur me një tjetër vidio kërcënuese për shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni arab Al Jazeera.

Bin Laden kërcënon se SHBA dhe bota perendimore do të përballet me një seri sulmesh të rejam nëse dënohen me vdekje ideatorët e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij zanor, Bin Laden del në mbrojtje të të arrestuarit, Khaled Cheikh Mohammed, i cili mendohet se ka qenë truri i operacionit për përplasjen e avionëve në Kullat Binjake në SHBA në vitin 2001.

Khaled Sheikh Mohammed, ka qenë i burgosur në Guantanamo. Përveç tij janë dënuar dhe katër persona të tjerë, të cilët sipas hetuesve të SHBA-ve kanë pasur lidhje direkte me sulmet e 11 shtatorit.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›