E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani kundër akuzave ndaj Papës

Vatikan, 26 mars, NOA - Vatikani i ka hedhur poshtë pretendimet se Papa Ratzinger ka dështuar para shumë vitesh në marrjen e masave kundër një prifti amerikan, i cili dyshohej për abuzimin e 200 fëmijëve të shurdhër.

Sqarimi është bërë përmes gazetës zyrtare të Vatikanit LOsservatore Romano, sipas të cilës, pretendimet ndaj Papës, janë në thelb sulme të pandershme ndaj tij.

Dokumentat e publikuara në gazetën Neu Jork Times sugjerojnë se nga mesi i viteve të 90, peshkopët në shtetin federal Uiskonsin ishin ankuar për priftin Laurens Marfi në zyrën e Vatikanit, e cila udhëhiqej nga Papa Ratzinger i sotëm, por nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

Prifti akuzohej se ka abuzuar me fëmijët në nga vitet e 50 deri në 1974 në kohën kur punonte në një shkollë të të shurdhërve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›