E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, vazhdon presioni qeveritar ndaj mediave opozitare


Vazhdon represioni ndaj mediave opozitare ne Venezuelë. Ditën e enjte është arrestuar në një aeroport të Karakasit presidenti i televizionit opozitar të "Globovision". Akuza që i është komunikuar Guillermo Zuloagas pas arrestimit, është mashtrimi publik si edhe shpifjet ndaj autoritetit më të lartë shtëtëror në Venezuelë, ndaj presidentit të majtë Hugo Chavez. Në imazhet televizive jepet qartë momenti i arrestimit të Zuloagas i cili është i rrethuar nga një eskortë policie. Ansambleja Kombëtare e cila është e përbërë nga mbështetës të presidentit Chavez, kërkuan në fillim të javës që të hetohej mbi Guillermo Zuloagan. Sipas anëtarëve të Ansamblesë Kombëtare Zuloaga ka mashtruar me metoda false për aktivitetin e presidentit Chavez, duke prishur jo vetëm imazhin edhe reputacionin e presidentit të Venezuelës por edhe të të gjithë qeverisë së shtetit latin.
Gjithashtu pas kryerjes së arrestimit, disa oficerë të policisë raportuan se Guillermo Zuloaga po hetohet për informim të rremë ndaj publikut të gjërë venezuelian.
Rrjeti i televizivi i Guillermo Zuloaga, "Globovision" ka ndërmarrë një fushatë të rreptë informimi anti-qeveritar duke denoncuar hap pas hapi mangësitë e qeverisjes aktuale në Venezuelë. Lideri socialist Chavez ka pohuar se ai nuk do të lejojë asnjë media apo forum në internet që të prishë imazhin e tij publik dhe se do të jetë i ashpër në dënimet e tij në rast se do të ndërmerret një fushatë e tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›