E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush fshin dorën në këmishën e Klintonit


George W. Bush mund të mos jetë më presidenti i SHBA-së, por seria e gafave tij shëmbullore vazhdon të vijojë.
Shtrëngimi i dorës së të varfërve në Haiti pas tragjedisë duket se ka qenë një veprim i tepërt për ish-presidentin amerikan George W. Bush. Ish-preisidenti Bush pasi i ka dhënë dorën një haitiani të varfër, e ka fshirë dorën në rroba e një personi tjetër. Ky person nuk ka qenë as më pak dhe as më shumë se parardhësi i tij demokrat, Bill Klinton. Ish shefi i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një vizite së bashku me Bill Clinton në ishullin e goditur nga tërmeti apokaliptik, ka pastruar dorën në këmishën e këtij të fundit.
Veprimi aspak fisnik është kapur me detaje nga një telekamera që po filmonte nga afër dy ish-liderët botëror. Gafa e fundit e Bushit ka bërë xhiron e botës përmes adresës më të famshme në botë YouTube, e cila është e specializuar për publikimin e videove. George W. Bush e vizitoi shtetin e shkatërruar Haitin së bashku me Clinton pasi ishte ngarkuar nga presidenti Barack Obama të koordinonin një fond për të ndihmuar rindërtimin e shtetit fatkeq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›