Tahiri BE ti beje presion Serbise

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka deklaruar se BE duhet të ushtrojë presion ndaj Serbisë për vazhdimin e bisedimeve teknike.
Deklaratën e saj Tahiri e bëri pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, në Lubjanë.
“BE, si ndërmjetësues në dialog, ka mjetet e duhura për t’i detyruar të dyja palët për të bashkëpunuar”, deklaroi Tahiri.
Ajo fajësoi Beogradin për braktisjen e raundit të radhës të bisedimeve, ndërkohë që kërkoi nga BE që të shpërblejë Kosovën me marrëdhënie kontrkatuale për gatishmërinë e saj.
Raundi i bisedimeve i parashikuar për në datat 27 dhe 28 shtator dështoi për shkak të tentativës së Serbisë për të imponuar temat e dialogut.
Për rifillimin e procesit, ndërmjetësi i BE-së Robert Cooper do të vizitojë të premten Beogradin dhe të hënën Prishtinën.
Mediat serbe njoftuan të mërkurën se Cooper do të bisedojë me autoritetet serbe mbi temat që do të trajtohen në raundin e ardhshëm të dialogut.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Produktet serbe mësyjnë Kosovën
I dedikuar për produket e Kosovës, slogani ‘Duaje Tënden’ si për ironi më shumë po funksionon në Komunën e Gracanicës të banuar me serbë. NATO: KFOR bëri detyrën në Veri
NATO do të vazhdojë të qendrojë në Kosovë për të garantuar paqen dhe sigurine. Mbledhja e Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, ku Shqipëria përfaqësohet nga Arben Imami, konkludoi të mërkurën pasdite se misioni i KFOR-it është një histori suksesi dhe se gjatë trazirave të fundit në Veri të Kosovës, kjo prani ka ushtruar detyrën në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Akuzat e Marty, prokurorët në Shqipëri
Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka përfunduar një vizitë në Tiranë, ku me autoritetet vendase ka biseduar mbi mundësinë e shtrirjes së hetimit të akuzave të Dick Marty edhe në Shqipëri. Drashkovic: KFOR-i u provokua nga serbët
Politikani serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se KFOR-i u provokua nga ekstremistë serbë ditën e shkëmbimit të zjarrit në lagjen e boshnjakëve në veri të Kosovës. Bisedimet, Cooper të premten në Beograd
Ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë të premten Beogradin dhe të hënën Prishtinën, në përpjekje për të kthyer në tryezën e bisedimeve dy palët.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Ruci: Asnjë përgjigje për paktin, Patozi: Tekë e Ramës
Ruci: Kryeministri të japë llogari
Withers, tre vitet e ambasadorit