E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia investon katër milionë euro në Kosovë

Serbia do të investojë rreth katër milionë euro për infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e shtëpive në Kosovë. Lajmi bëhet iditur nga drejtuesi i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç një intervistë për gazetën “Politika”.
 

“Në ndërtim e 38 apartamente në Shtërpcë, Kamenicë, Prilluzhë dhe Zveçan. Këtë vit kemi ndërmend të ndërtojmë shtëpi për personat e shpërngulur, të kthyerit dhe rastet sociale, ndërsa për këtë vit gjithsej do të investojmë 450 milionë dinarë”, ka thënë Bogdanov.
 

Sipas fjalëve të tij, janë siguruar i 2,5 milionë euro nga IPA fondet e BE-së për ndërtimin e shtëpive në Kosovë.
 

Bogdanoviç ka bërë të ditur se vitin kaluar janë ndërtuar 120 apartamente dhe se këtë vit pjesë e mjeteve do të investohet pikërisht në jug të Ibrit. Ai ka përsëritur se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje, dhe se kjo temë është e vjetër 30 vjet që është intensifikuar ditët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›