Bin Ladeni udhëhoqi Al Qaeden nga Pakistani
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ata besojnë që Osama bin Laden ka kontrolluar strategjitë dhe operacionet e Al Qaedes nga shtëpia e ti në Pakistan.
Dëshmitë që janë marrë nga kompleksi i tij më 2 maj, si pjesë e bastisjeve amerikane që e vranë krye-terroristin, tregojnë se shtëpia e tij në Abbottabad ka shërbyer si qendër kontrolli për rrjetin terrorist.
Deklarimet bëhen pas publikimit të një video që e tregojnë bin Ladenin duke e parë vetën në televizion dhe duke ushtruar fjalimet për videot e propagandës terroriste në brendi të kompleksit ku edhe u vra.
Megjithatë, banorë lokal të Abbottabadit, ende nuk arrijnë të besojnë se Bin Ladeni ka qenë duke jetuar në mesin e tyre.
Një nga ta, ushtari i pensionuar, Mohamad Junus, ka dhënë këtë deklaratë për agjencinë e lajmeve, Reuters.
"Duhet të ketë një hetim të detajuar të incidentit. Amerika duhet të bëjë publike detajet e vrasjes së Bin Ladenit në Abbottabad. Duhet të lëshojë edhe video të tjera, nëse i ka ato, si dhe duhet patjetër të publikojë videon e vrasjes dhe të trupit që njerëzit të kuptojnë se Osama vërtetë është vrarë në Abbottabad”, tha Junus.
Zyrtarët amerikan thonë se videot që kanë publikuar deri më tash janë vetëm një pjesë e materialeve, të cilat janë konfiskuar.