E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bindja e Zogajt: Limaj e ka korruptuar EULEX-in

Ditari që e ka shkruar gjatë kohës sa ka qëndruar në Gjermani, e të cilën e ka siguruar Koha Ditore, përmban shkrime të Agim Zogajt, të mbushura me mllef kundër prokurorit të rastit Mauricio Salustro, dhe të akuzuarit kryesor në këtë proces, ish- komandantit të UÇK-së Fatmir Limaj. Në disa raste, gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, ish-komandant Murrizi shkruan se është bindur që prokuroi i rastit Mauricio Salustro është korruptuar nga Fatmir Limaj dhe se EULEX-i po bashkëpunon me Limajn.

Varja në litar si mundësi e vetëvrasjes, Agim Zogajt i ishte kujtuar pak ditë para se t`i jepte fund jetës. Dhjetë ditë para vdekjes ai planifikonte që ti dilte para ndonjë automjeti.

Në ditarin e ditëve të fundit të jetës së tij, dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, shkruan se si është lodhur dhe se po dyshon në gjithçka.

Dy telefonata nga përgjegjësja e EULEX-it për të kontaktuar me të, më 26 shtator, ditën kur Zogaj do të bënte vetëvrasje, e kishin futur dëshmitarin në dëshpërim të thellë. Në telefonatën e parë nga zyrtarja që dëshmitari Zogaj e përshkruan si(Koha Ditore)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›