E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria e Papandreut votëbesohet

Qeveria e kryeministrit Papandreu është votëbesuar dhe ka siguruar 153 vota pro te grupit parlamentar të Partisë Socialiste nga 298 të pranishëm në sallë.

Votëbesimi është cilësuar nga mediat greke si një zhvillim shumë pozitiv i politikës në Greqi. Ndërkohë që Papandreu arriti të bindte deputetët duke u zotuar se menjëherë pasi të marrë votëbesimin do të udhëheqë procesin për krijimin e një qeverie të re.

Papandreu është deklaruar hapur kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se vendi duhet më parë të sigurojë këstin e gjashtë të ndihmës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›