Deputetët e PD, mesazh presidentit Bamir Topi

Komisioni i Ligjeve
TIRANE- Deputetët e Partisë Dermokratike, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i janë drejtuar sot kreut të shtetit, Bamir Topi me një kërkesë lidhur me propozimet që kërkojnë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Në deklaratën e tyre shkruhet se i kërkojmë Presidentit të Republikës që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhte ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Duke e cilësuar një propozim në kundërshtim me Kushtetutën, deputetët e PD-së citojnë rrëzimin e dekretit të tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Sali Shehu, i cili mori vetëm një votë pro. Eshte hera e pare sipas tyre qe nje propozim i Presidenti merr vetem nje vote.