Bino: Jo me leje per shfrytezimin e lumenjve
Duke filluar nga ky vit, nuk do te kete me leje per shfrytezimin e lumenjve. Kjo eshte nje nga masat qe ka marre Ministria e Mjedisit. Sipas drejtuesve te saj, lejet e fundit jane dhene gjate vitit 2009, ndersa tashme nuk do te kete leje shfrytezimi, por vetem kontrolle te rrepta. Sipas zv/ministrit te Mjedisit, Taulant Bino shtreterit e lumenjve jane te gerryer ne maksimum. Mendimi i eksperteve per nderprerjen e lejeve eshte dhene rreth 7 vjet me pare, kur situata dukej se po perkeqesohej. "Eshte marre nje vendim ne vitin 2003 per te pezulluar shfrytezimin e shtreterve te lumenjve, por ai nuk eshte zbatuar. Tani do te fillojne kontrollet e rrepta", ka pohuar Bino. Sipas tij, shkaterrimi i shtreterve te lumenjve eshte dhe nje faktor qe ndikoi ne permbytjen e shkaktuar ne Shkoder, e cila ka lene disa pasoja ne mjedis. "Keto permbytje sollen demtim te infrastruktures, demtim te argjinaturave ndotje mjedisore. Ndaj edhe duhet te merren masat e rrepta", nenvizoi Bino. Pas permbytjes ne zonen e Shkodres, Ministria e Mjedisit ka hartuar nje plan masash te menjehershme per rehabilitimin e te gjithe pellgut ujembledhes, nepermjet pyllezimit si dhe forcimin e kontrolleve per ndalimin e shfrytezimit ilegal te lumenjve.