Projekti, fondet per rritjen, kapitali tatohen 10%
Ne ditet e para te janarit Ministria e Financave ka derguar ne Kuvend nje sere projektesh qe me pare, kane marre edhe miratimin qeverise dhe synojne reduktimin e evazionit fiskal. Nje keto masa qe u miratua dje nga Komisioni parlamentar i Ekonomise ka te beje me taksimin me 10 per qind te shumes, qe shkon per rritjen e kapitalit te nje kompanie biznesi. Anetaret e Komisionit te Ekonomise kane miratuar propozimin e mberritur nga Ministria e Financave, per disa ndryshime ne tatimin mbi te ardhurat qe tenton te kontrolloje dhe tatoje te ardhurat qe individe te ndryshem shtojne ne kapitalin e shoqerive. Diskutime ka ngjallur momenti i tatimit te emigranteve qe do te investojne ne kapitalin e kompanive shqiptare. Ketyre te fundit do t'iu kreditohet shuma e mbajtur si tatim, nese kete e kane paguar ne nje shtet tjeter. Pjese e ketij projektligji eshte edhe tatimi mbi te ardhurat per biznesin e vogel kur kalohet xhiroja vjetore prej 2 milione lekesh. Ne dhjetor te vitit qe shkoi qeveria nepermjet nje projektligji te derguar ne Kuvend, synoi te permiresoje procedurat tatimore ne sherbim te reduktimit te evazionit fiskal. Sipas projektit qe ka kaluar me debate brenda deputeteve te mazhorances ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise, tatimoret mund t'i bllokojne pajisjet kompjuterike te bizneseve me te gjitha te dhenat fiskale per nje muaj, nese dyshojne se ka fshehur xhiron. Se bashku me kete nisme, qeveria ka derguar per miratim ne Kuvend edhe disa masa te tjera shtrenguese, per bizneset qe nuk pajisen me kasat fiskale dhe nuk leshojne fatura tatimore.
Evazioni
Komisioni parlamentar i Ekonomise ka miratuar taksimin me 10 per qind te shumes, qe shkon per rritjen e kapitalit ne nje kompani biznesi. Projekti vjen si mase forcuese kundrejt evazionit fiskal.