Bino: Qeveria “Berisha” ka siguruar 24 orë energji elektrike, PS-ja jo
PD i kundërpërgjigjet PS-së për koncesionet
Partia Demokratike ka hedhur poshtë akuzat e PS për abuzimin me koncesionet për shfrytëzimin e lumenjve dhe shkatërrimin e mjedisit. “Pasi dështoi të gjente 100 arsyet e tij kundër Berishës, Rama përsëriti sot për të 15 herë sajimin e tij mavi në lidhje me ambientin” deklaroi Zv ministri i mjedisit Taulant Bino. Në një deklaratë për shtyp zv ministri i Mjedisit Bino ka sqaruar se qeveria ka vepruar konform ligjit dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. “E vërteta e koncesioneve të hidrocentraleve është se ato janë tërësisht ligjore, respektojnë ambientin, prodhojnë energji të pastër me kosto të ulët, dhe kanë punësuar mijëra shqiptarë. Plani i Edi Ramës është trembja e investitorëve dhe rritja e taksave, çka sjell humbje të vendeve të punës dhe dëmtim të ekonomisë. Hidrocentrali i Ashtës, i kaskadës së Devollit, dhe e 50 të tjerëve që funksionojnë sot janë një mrekulli e teknologjisë që rrisin vendet e punës dhe të ardhurat e shqiptarëve”, theksoi Bino. Sipas tij, vetëm kaskada e Devollit hap mbi 5000 vende pune direkte dhe indirekte. Në total, partneriteti publik-privat ka qene leva e zhvillimit te vendit duke mundësuar ne mase te madhe tejkalimin e premtimit elektoral te 2009, duke punësuar 200,000 shqiptare. “Energjia hidrike është e paster dhe ne përpurthje me strategjinë e BE-se për rritjen e energjisë se pastër ne Evrope. Por Partia Socialiste është përsëri kundër Bashkimit Europian. Partia Demokratike ka zgjidhur çështjen e furnizimit me energji elektrike 24 ore. Mos të bëjmë sikur na ka rënë amnezia dhe nuk e mbajmë mend krizën energjetike që kemi kaluar për vite me radhë”, vijoi ai.
...