Bino: Tirana qyteti më i ndotur në Evropë

Tirana është qyteti më i ndotur në Europë. Këtë e ka deklaruar në emër të këshilltarëve të këshillit Bashkiak të Tiranës të Partisë Demokratike Taulant Bino.Këshilltari Bino ka deklaruar ndër të tjera se ajri i qytetit është rënduar tej mase dhe si rezultat i trafikut të shkaktuar si rezultat i bllokimit të sheshit. Bino i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë që të gjejë një zgjidhje sa më shpejtë për pluhurin e Tiranës.
Këshilltari Bashkiak tha ndër të tjera se pasi për 18 ditë me radhe bllokoi bulevardin Rama tashmë ka nisur të bllokojë të gjitha rrugët lidhëse me sheshin "Skënderbej".