E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maas: Kosova nuk është kusht për Serbinë


Ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Maas ka deklaruar se Evropa nuk e kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Ky ka qenë dhe vazhdon të mbetet pozicioni ynë - dhe nuk mendoj se ky qëndrim do të mund të ndryshojë", ka thënë Maas për B92.

Duke folur për kandidaturën e Serbisë për në BE, Maas ka theksuar se ekzistojnë dallime brenda Unionit - dhe sipas tij, bëhet fjalë jo vetëm për një çështje teknike, por edhe për atë politike.

Megjithatë, sipas Maas, nuk parashikohen kriteret shtesë, siç është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›