E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Binoto tregon ambicjet e Ferrarit

“Ambicja jonë është të konkurrojmë me të tjerët. Të luftojmë në çdo garë për ta fituar ndaj që në nisje, në bahrein, nuk firmos paspak për vendin e dytë. Nuk mund të them se nuk do të ishte një rezultat i kënaqshëm, por kam ambicje të shkoj në garë për të fituar”. Me fillimin e Kampionatit Botëror dhe Çmimin e Madh të Bahreinit në prag, drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto zbulon ADN-në e Ferrarit, pikën e nisjes dhe vetë misionin e një sezoni kyç për skuadrën e kuqe.

“Vijmë nga sezone të vështira por kemi një grup që kërkon revanshin, pra rikthimin në fitore. Nëse është ende herët për gjykime përfundimtare, mendoj se tani kemi një makinë të mirë. Sot jam më i qetë, e kemi kapërcyer frikën e xhirove të para të pistës, tani mbetet ajo e përballjes në fundjavën e parë të garës. Është një frikë që po kthehet në një dëshirë për rezultate, për të bërë mirë dhe për të arritur atë që mendojmë se mund të jetë brenda mundësive tona.

Megjithatë, sezoni nuk ka filluar ende, nuk e dimë realisht se di do të përshtatemi në shkallën e vlerave në pistë. Këtë do ta zbulojmë në fund të provave zyrtare të së shtunës dhe garës së parë të sezonit, të dielën”. Por Binotto është i vetëdijshëm se për të parë potencialin e një makine të rinovuar thuajse totalisht, duhen të paktën 4-5 gara për të vërtetuar punën e bërë nga inxhinierët e teknikët.

Ai ka pranuar se vetëm në fund të garës në Bahrein, ai mund të flasë me siguri. ““Red Bull më është dukur shumë i fortë, sigurisht Max. Makinat red Bull mund të jenë një përpara nesh dhe një pas nesh. Por mendoj se do të jemi në një nivel ku mund të konkurrojmë, nëse ka një ndryshim nuk do të jetë i pakapërcyeshëm. Pas testeve të bëra, pika e fillimit më është dukur e mirë. Por se sa mirë këtë do ta zbulojmë” – ka thënë drejtori i Ferrarit, Binotto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›