E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heyckens: Kujdes Juventusin! Buffon një legjendë

Konte: Këtë herë, do të jetë një Juventus ndryshe
heynckes_conte_920Juventusi dhe Bayerni do të përballen të mërkurën në një duel gjigantësh. Strategu gjerman, Jupp Heynckes është i qetë në prag të sfidës ndaj Juventusit dhe beson se skuadra e tij mund ta arrijë qetësisht kualifikimin.
Respekt për Bufon
Trajneri gjerman në vigjilje të ndeshjes ka treguar respekt për Zonjën e vjetër. Juventusi është një skuadër e madhe, ata mund të bëjnë kthesën. Filozofia e lojës sonë nuk do të ndryshojë, duam të shënojmë një gol dhe të fitojmë. Të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luajmë lojën tonë. Kemi mjaftueshëm eksperiencë për të përballuar presionin e tyre. Heyckens nuk ka lënë pa përmendur edhe disa nga lojtarët kryesorë të Juventusit, të cilët janë edhe futbollistët nga duhet të ruhet më shumë. Bufon, Pirlo dhe Vuçiniç janë tre nga lojtarët më të mirë të bardhezinjve, me dy të parët që kanë më shumë eksperte në Champions League. Bufon për mua vazhdon të ngelet një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit. Jam i impresionuar kur ai vendosi të luajë në Serinë B me Juventusin. Pirlo është një ndër mesfushorët më të mirë në botë. Vuçiniç tha se ndeshja do të jetë një luftë? Nuk mendoj se është termi i duhur, por kjo do të thotë se do të jap gjithçka për të fituar.
Konte
Trajneri bardhezi, Antonio Konte, ka deklaruar dje pasdite se sot Juventusi do të zhvillojë një ndeshje ndryshe nga ajo e Mynihut. Distancat mes nesh dhe Bajern nuk janë ato që u panë në ndeshjen e kaluar, e dimë që bëmë një ndeshje të dobët, dhe tani kemi një vullnet të madh të zhvillojmë një tjetër ndeshje, deklaroi Konte.

Robben: Kundër Juves duhet të shënojmë të paktën 1 gol
Bayerni i Mynihut nuk mendon për gjysmëfinalen sepse përpara ka një sfidë të rëndësishme në Torino me Juventusin dhe Arjen Robben kërkon të paktën një gol në tokën kundërshtare për të mos rrezikuar fitoren e pastër të Muenchen Arena. Ne nuk do të shkojmë në Torino për tu mbrojtur. Duam të shënojmë sepse e dimë shumë mirë peshën e golit në fushën kundërshtare. Sigurisht që rezultati 2-0 është një hap i madh por në futboll mund të ndodhë gjithçka, prandaj duhet të jemi të përqendruar. Në vijim, holandezi fluturues bën edhe një analizë të sezonit që solli edhe trofeun e parë gjatë fundjavës. Kemi zhvilluar një sezon fantastik. Presioni më i madh ishte në Bundesliga dhe tani duhet të përqendrohemi në Champions League dhe Kupën e Gjermanisë. Në fund të intervistës, Robben rikthehet edhe një herë te përballja e së mërkurës, duke i kërkuar skuadrës të bllokojë ashtu si në ndeshjen e parë fantazistin Andrea Pirlo. Sipas holandezit, ai është një lojtar i klasit botëror që arrin të shkëlqejnë në ndeshje të këtij niveli, prandaj sipas sulmuesit, duhet pasur kujdes kur ta ketë topin në këmbë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›