E Diel, 1 Nëntor 2026

Biografia e Enverit në 46: Nuk u zgjodh kryetar i PKSH më 8 nëntor

Enver Hoxha e udheheqes te tjere komuniste ne shtepine ku u themeluar partia komuniste shqiptare

Biografia e parë zyrtare e Enverit: Rrethanat e krijimit të PKSH.

Miqësia me Miladin Popoviçin si dy frankofonë dhe apeli publik për tu inkurajuar nga lufta e popujve të Jugosllavisë.

…vijon nga numri i kaluar ( Zbulohet biografia e parë zyrtare e Enverit në 46: Ska diplomë universitare )

Mbledhja themeluese e Partisë, që u zhvillua më 8 nëntor 1941 në Tiranë, nuk zgjodhi kryetar, por një Komitet të Përkohshëm. Aty Enveri mori pjesë si delegat i grupit të Korçës. Përpos pohimeve të kundërshtarëve politikë të regjimit komunist dhe dëshmitarëve të tjerë, një fakt i tillë konfirmohet zyrtarisht edhe në një dokument autentik të KQ botuar në vitin 1946. Libri Enver Hoxha, biografia, që qëndroi në qarkullim vetëm disa muaj, sjell një histori disi ndryshe nga ajo që është artikuluar më vonë nga propagandistët e zellshëm dhe vet diktatori. Konferenca e parë e grupeve (komuniste-shënim i red.), shkruhet tekstualisht në dokumentin e panjohur, u mblodh në Tiranë në terrorin e math tarmikut dhe zgjodhi Komitetin Central Profizor të Partisë. Enveri ishte aty delegat i grupit të Korçës mes shokëve të tjerë, Qemal Stafa, Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Tuk Jakova e Vasil Shanto. Ndryshe nga çfarë është artikuluar më vonë për aktet e mbledhjes themeluese, biografia e parë e Enverit pohon faktin që trakti i parë i Komitetit Central Provizor që lëshoi kushtrimin e luftës pa kompromis kundra okupatorit dhe shërbëtorëve të tij u redaktua nga Qemal Stafa. Në pjesën tjetër ku shtjellohen rrethanat e krijimit të PKSH-së dhe veprimet e para të saj, dallon  përkujdesja e autorëve për të veçuar qëndrimin e rreptë të Enverit ndaj kundërshtarëve politikë, ku futen devijatorë, arqiomarksistë, trockistë, antiparti puthadorë të të huajit etj. Likuidimi fizik i tyre nënvizohet te Biografia… si merita më e lavdishme e aktivitetit të Enverit në periudhën e ilegalitetit. Në morinë e argumentave të kësaj qasjeje, biografishkruesit e Enverit përmendin kryqëzatën ndaj Aristidh Qëndros, Niko Xoxës, Anastas Lulës e Sadik Premtes, por edhe raste të tjera ku urdhri i Hoxhës ka qenë fatal për dhjetëra të tjerë të shpallur prej tij si elementë të rrezikshëm.
Pjesa në vijim fokusohet në fillesat e miqësisë me Titon dhe Jugosllavinë….
* * *
Enveri smund të qëndronte më në Korçë. Me urdhrin e qendrës së grupit të Korçës ay transferoi aktivitetin e tij në

Kajo Karafili

Tiranë. Kjo ishte e nevojshme jo vetëm për të fshehur gjurmët.
Në Tiranë, pas shumë kohe pa punë, ay gjeti sa për sy e për faqe një dyqan, dyqanin me emrin Flora në Rrugën e Dibrës, i cili u bë shumë shpejt qendra e pjekjeve të vazhduara me shokët që drejtonin dhe organizonin lëvizjen. Tentativat ishin të sqaroheshin mirë grupet e ndryshme në Shqipëri, të hidheshin poshtë pikëpamjet e gabuara, të braktisnin grindjet midis tyre, dhe të bashkoheshin në një parti të vetme, konditë për organizimin e luftës. Duhesh luftuar ashpërisht trockisti Aristidh Qëndro dhe arkeo-marksisti Niko Xoxa, të cilët bënin çmos që grupet e ndryshme të vazhdonin luftën me njëri- tjetrin. Duheshin përpjekje, tratativa për arritjen e këtij bashkimi, për të cilin Enver Hoxha kishte vënë gjithë përpjekjet e tij…   Ushtarët shqiptarë të inkuadruar me forcë nga italianët dezertojnë nga fronti grek, ata përqendrohen nga kampet e Shijakut. Enver Hoxha shkruan traktin ku i bën apel ushtarëve shqiptar tinternuar aty të hidhen në male. Ay shpërndahet nëpërmjet rreziqeve të mëdha nga Mihal Duri dhe Misto Mame. Shumë prej këtyre ushtarëve u hodhën në mal, patriotë të tjerë muarën po këtë rrugë ose bënë jetë ilegale nëpër qytete. Lufta e armatosur kishte filluar. Andej nga marsi 1941 Komiteti drejtonjës i grupit komunist të Korçës merrte vendim të dërgoheshin komunistët e parë në male për të organizuar çetat. Po në atë kohë, në rrethet e Pezës, Myslym Peza me një tok katundarë binte në përpjekje me fuqirat kuislinge të Shefqet Vërlacit. Pas kësaj përpjekjeje, Enveri shkon vet të takojë Myslym Pezën. E takon natën në pyll, atje afër Dajanit, ku më vonë do bjerë duke luftuar heroikisht shoku i tij i vjetër, Mihal Duri. Enveri i shpjegon Myslym Pezës qëllimet e luftës, ashpërsinë e saj dhe nevojën e organizmit të rezistencës. Myslym Peza e pranoi: Jam me juve, tha, se ju komunistat jini të popullit. Që atëherë u thirrën nga Korça komunistët: Gjin Marku, Themeli etj. Qëllimi ishte të forcohej sa më parë çeta e Myslym Pezës, të krijoheshin çeta të tjera, torganizoheshin njësitë në qytete, të goditej okupatori në katër anët, të skjarohet populli me anë të traktatesh, të grumbulloheshin sa më shumë armë për të furnizuar çetat. Grupet e tjera komuniste vepronin po njësoj. Qemal Stafa, i ndjekur nga policia, nëpërmjet rreziqesh shkon dhe takon Myslym Pezën. Vasil Shanto, i veshur si hoxhë për të gënjyer spiunët e fashizmit që e ndiqnin këmba-këmbës, përgatitë sabotazhe, Kristo Themelko (Shule) i ndjekur nga policia, organizonte punëtorët për rezistencë.
Pas shumë përpjekjesh dhe aksionesh të ndryshme, që vazhduan gjatë pranverës 1941, arrihet me mundim krijimi i një komisioni të përbashkët të grupeve komuniste për të drejtuar aksionet. Të gjithë ishin për aksione, me përjashtim të krerëve të grupit të të rinjve, Anastas Lula e Sadik Premte. Ky komision për të filluar punën e tij mori vendim për bërjen e demonstratës së 28 tetorit në Tiranë. Demonstrata u kthye në ndeshje me karabinjerët fashistë. Ajo vazhdoi gjer në fund me suksesin më të madh. Që në atë ditë, jeta legale për Enverin u bë e pamundur. Me vendim të komitetit të grupit të Korçës, ai hidhet në ilegalitet.
Suksesi i demonstratës së 28 tetorit solli enthuziazmë në popull dhe forcoi besimin në shumë anëtarë të grupeve të tjera komuniste. Konditat për bashkimin e grupeve po arriheshin. Nga ana tjetër, ngjarjet ndërkombëtare e shpejtonin këtë gjë. Popujt fqinjë të Jugosllavisë kishin rënë dhe ata nën zgjedhjen e rëndë fashiste dhe atje lufta e armatosur partizane kishte filluar. Gjermania hitleriane, duke shkelur tradhtisht traktatin e miqësisë e të mossulmimit me Bashkimin Sovjetik, kishte sulmuar atdheun e sovjetëve. Një forcë tjetër e madhe  kish hyrë kështu në luftë kundër forcave terrëta fashiste. Kjo sillte shpresa të mëdha për fitoren dhe nga ana tjetër, demaskonte teoritë e gabuara të tradhtarëve, Anastas Lolos dhe Sadik Premtes. Koha spriste më. Duhesh nxiur në përpjekje për bashkimin e grupeve, për krijimin e një Partie të vetme me element më të sprovuar, më besnik, që të ishte në gjendje të organizonte dhe të drejtonte rezistencën në popull, ta çonte përpara dhe ta lidhte me lëvizjet antifashiste të popujve të tjerë. Më 8 nëndor 1941, nën ter

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›