E Diel, 1 Nëntor 2026

Biografia e Brunit cmend pallatin Elize

Carla Bruni eshte nje nga zonjat e para me te sulmuara dhe kete ajo e ka kuptuar qe ne momentin qe u martua me presidentin e Frances Nicolas Sarkozy.

Se fundmi ajo qe shqeteson pallatin Elize eshte nje biografi e paautorizuar e bukuroshes italiane qe pritet te dale ne treg javen tjeter. Pavaresisht perpjekjeve per ta bllokuar botimin libri qe rrefen jeten intime te Brunit me shume meshkuj do jete shume shpejt ne duart e francezeve.

Biografia shkon deri aty sa e pershkruan Brunin si nje femer shume ambicioze madje mendohet se ajo ka ftuar edhe ish te dashurit VIP ne shtepine e saj per ti prezantuar me bashkeshortin. Carla Une Vie Secrete titullohet libri i autores Besma Lahouri e cila ne vitin 2008 ka publikuar edhe biografine e Zinedine Zidane.

Prej dy vjetesh Bruni ka rishkruar historine e saj duke ndryshuar imazhin dhe besimin e saj per te majten. Ne fund te fundit Bruni qe shohin francezet nuk eshte e vertete thuhet mes te tjerash. Sipas gazetes franceze Le Parisien pallati Elize ka marre nje kopje duke analizuar deri ne detaje nje mundesi per te cuar ceshtjen ne gjykate.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›