E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezia triumfon Sofia Coppola

Eshte regjisorja Sofia Coppola triumfuesja e edicionit te 67-te te festivalit te Venezia-s e cila mori Luanin e arte per filmin e saj Somewhere.

Filmi i regjisores 39 vjecare qe ka ndjekur gjurmet e te atit Francis Ford Coppola sjell historine e nje aktori Hollywood-i ne krize me vetveten jeta e te cilit ndryshon kur ritakon te bijen 11 vjecare. Ne rolet kryesore Stephen Dorff dhe Elle Fanning.

Luanin e argjendte e mori regjisori spanjoll Alex de La Iglesia me filmin Balade e trishte. Regjisori polak Jerzy Skolimowski dhe prodhimi i tij Essential killing fitoi cmimin e madh te jurise ne krye te se ciles ishte regjisori Quentin Tarantino. Luanin e special e mori Monte Hellman me filmin Rruge per askund per teresine e vepres se tij. Per aktoret me te mire Kupat Volpi qe mbajne mbiemrin e te ashtequajturit babai i Festivalit te Venezia-s Giuseppe Volpi di Misurata shkuan per greken Ariane Labed protagoniste e filmit Attenberg dhe aktorin Vincent Gallo protagonist i filmit te Skolimoesky-t.

Ai interpreton rolin e nje talebani ne arratisje i cili nuk thote asnje fjale gjate te gjithe filmit. Cmimi per vepren e pare me te mire iu dha turkes Seren Jyxhe. Cmimi Mastroianni per interpretuesen e re me te mire iu dha Mila Kunis qe luan ne filmin Mjelma e zeze. Cmimet Osella i fituan filmi i spanjollit De la Iglesia per skenarin dhe Shpirtra te heshtur i Aleksey Fedorchenko per fotografine.

Per sa i perket Quentin Tarantino kryetarit te jurise te ketij edicioni te Festivalit eshte folur gjate mbi konfliktet e interesit qe ai mund te kishte me te pakten tre regjisore ne gare ish te fejuaren e tij Sophia Coppola mikun e vjeter Monte Hellman dhe regjisorin Takashi Miike per te cilin ka interpretuar dikur. Ne fakt dy te paret kane marre cmime dhe sipas disa zerave dyshimi per favorizim mundet edhe te mbetet edhe pse ndoshta i pabazuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›