Jemen, presidenti akuzon SHBA-në dhe Izraelin për protestat

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh ka akuzuar sot Izraelin për financim dhe komplotim të protestave në vendin e tij dhe vendet e tjera arabe, si dhe presidentin amerikan Barak Obama për shprehjen e mbështetjes ndaj protestave.
Duke folur në një takim me studentët dhe profesorët e Universitetit në Sana, Saleh tha se Obama “ndërhyn në punët e brendshme të vendeve arabe”.
Saleh, aleat kyç amerikan në luftën kundër terrorizmit, po përballet me protesta për largimin nga pushteti 32 vjeçar.
Sot Kombet e Bashkuara paralajmëruan se autoritetet në Sana po përdorin dhunë për t`i shtypur protestat.