E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani pas fitores perseri ne gjykate

Dje eshte zhvilluar seanca gjyqesore ku paditese ishte Rudina Xhani. Deri me tani ende nuk eshte caktuar gjyqtari per administratorin

Partizani nuk gjen paqe. Edhe pse kete fundjave ekipi i Bajkos u rikthye tek fitorja pas plot 11 javesh agjerim dje klubi eshte perballur me seancen e radhes gjyqesore. Te kuqte u paraqiten serish ne dyert e Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane ku gjyqtari Fatri Islamaj ka shqyrtuar padine e bere nga bashkeshortja e Albert Xhanit Rudina Xhani e cila kerkon te anuloje shitjen e aksioneve te shoqerise Partizani sh.a qe jane bere nga Albert Xhani ne drejtim te Paro Lacit. Ne pretendimet e ngritura dje nga perfaqesuesja e zonjes Xhani eshte perseritur edhe nje here fakti se gjate shitjes se aksioneve me pare duhej marre edhe miratimi i saj pasi eshte nje pasuri e fituar pas martese. Kjo eshte edhe pika kryesore ne te cilen bashkeshortja e presidentit te Partizanit shpreson te fitoje kete ceshtje qe duhet thene nese vendimi jepet ne favor te saj atehere ne drejtimin e Partizanit do te jete serish Albert Xhani si aksioner i vetem. Nga ana tjeter avokati i aksionerit Paro Laci ka kerkuar qe ne seancen e radhes te jene te pranishem edhe perfaqesuesit e Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR pasi kane qene pikerisht ata qe kane kryer edhe regjistrimin e klientit te tij si aksioner. Nje tjeter prove qe paraqiti pala e paditur ishte edhe ligji Per tregtaret dhe shoqerite tregtare ne baze te se cilit shitja e aksioneve te shoqerive tregtare rregullohet me nje ligj te vecante dhe nuk ka lidhje me kodin e familjes ne te cilin parashikohet se pasuria e fituar pas martese eshte e perbashket midis bashkeshorteve. Seanca e radhes ne te cilen do te jene te pranishem edhe perfaqesuesit e QKR-se do te jete ne daten 15 mars.

Per aksionaret

Pas doreheqjes se Fatime Decollit nga padia e bere nga Paro Laci per rikthimin e tij ne postin e administratorit ende nuk eshte hedhur shorti per tu caktuar nje tjeter gjyqtar pavaresisht se doreheqja e Decollit u be nje jave me pare.

Gjyqi i dyte

Historia e gjyqeve te skuadres se Partizanit do te vazhdoje serish ne daten 25 mars ku gjyqtari Ilir Celiku do te zhvilloje seancen gjyqesore te radhes per padine e bere nga Ministria e Mbrojtjes e cila kerkon kthimin ne pronesi te saj te stemes dhe emrit te Partizanit. Seanca e dates 23 shkurt u shty per shkak te mosparaqitjes te perfaqesuesve te shoqerise Partizani sh.a qe ne kete rast eshte presidenti Albert Xhani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›