Bionse: E magjepsur pas Obamës
Një disk për të dominuar në klasifikime, një film për të mbushur arkat e kinemave dhe një shtëpi mode për të konkurruar stilistët e mëdhenj. Ish-vajza e thjeshtë nga Teksasi tregon se si ka mundur të arrijë në moshën 27∑vjeçare majat e suksesit dhe për takimin me Presidentin Obama. "Doni të dini se çfarë ndjeva kur më telefonuan nga Shtëpia e Bardhë?"
"Në jetën time, koha e lirë nuk ekziston. Qëllon që ndonjëherë të marr ndonjë ditë pushim, por pas ditës së dhjetë, nuk më mban më vendi. Jam një biznesmene e vendosur dhe e kam kuptuar prej kohësh se punët nuk të presin dhe ç‘është më kryesorja, nuk shkojnë me pushime"
Si gjithmonë, Bionse nuk heq dorë nga roli i divës globale dhe përdor çdo mënyrë për të fituar. Bionse, ylli i muzikës pop, pronarja e një linje veshjesh, ish-solistja e grupit "Destiny‘s Child" dhe së fundmi dhe aktore, vazhdon të "rritet" çdo ditë profesionalisht. Tanimë është në përfundim të albumit muzikor, i cili titullohet "I am Sasha Fierce". "Sasha shpreh anën time më gërricëse dhe sensuale të personalitetit, atë që ‘mbaj‘ në skenë. Zonja Fierce më duhet për të mbrojtur natyrën time të vërtetë si grua me zemër të butë". Gjithsesi është e pamëshirshme ndaj vetes kur flet për karbohidratet dhe kaloritë: "Kornflekse me qumësht në mëngjes, sallatë në drekë dhe peshk në darkë. Ky është regjimi i të ngrënit. Ah po, se harrova: pi të paktën 2 litra ujë në ditë dhe eci katër kilometra. Kur vendos t‘i shkel rregullat, nuk njoh limite: ha vetëm pica katër djathërat, çizburger dhe një mal me patate të skuqura".
Është gjithnjë shumë e kujdesshme me kilet, sepse nuk dëshiron të klasifikohet te femrat e shëndosha dhe më kryesorja, e ka të pamundur të arrijë performancën spektakolare në koncerte. "Do të ishte e pamundur të bëja spektakle të veçanta, ashtu siç jam mësuar t‘i bëj. Këndoj, kërcej dhe ndërroj veshjet vazhdimisht. Koncertet e mia janë të veçanta. Gjithçka është e sinkronizuar nga fillimi në fund, sepse jam një njeri që kërkoj vetëm përsosmëri. E di që personat të cilët punojnë me mua nuk më durojnë dot".
Bionse është e pasionuar pas dizajnerit dhe krijuesit të fragrancës "Thierry Mugler". "Koleksioni i tij, i prezantuar në ‘Metropolitan Museum Costume Intitute of New York‘, më la pa fjalë", thotë ajo. "Veshjet e tij tipike janë të mrekullueshme, jemi takuar në Paris dhe gjatë bashkëbisedimit ramë dakord për gjithçka. E kam adhuruar gjithmonë dhuntinë e tij se si i sheh gjërat. Gjithnjë më thotë: ‘Duhet të kesh një pamje seksi dhe dinamike, jo vetëm në skenë po në çdo gjë që bën. Nuk duhet ta nënvleftësosh distancën mes teje dhe publikut‘. Me sa duket, më ka bindur dhe 58 fustanet e gardërobës së koncertit janë vepër e tij. Ashtu siç janë koreografitë dhe loja e dritave".
Mbajtja e lidhjeve me fansat dhe njerëzit e thjeshtë mund të duket një mision i pamundur për një divë e cila gjatë karrierës artistike ka fituar 10 çmime "Grammy Award", por për Bionsen kjo është më e pakta që mund të bëjë. Ajo është e martuar me producentin më të fuqishëm të Amerikës, reperin Jay∑Z, i cili e ka ndihmuar jashtëzakonisht në profesionin si këngëtare. "Nuk jetoj në një planet tjetër. Kriza ekonomike i ka prekur të gjithë dhe njerëzit ndihen keq. Për këtë arsye kam vendosur që të paktën 200 bileta të çdo koncerti të shiten me 20 dollarë. Nuk dua që ndonjë fans të ndihet i përjashtuar, sepse të më shohë drejtpërsëdrejti kushton shumë".
Kjo është një sakrificë relativisht e madhe, duke parë që shitjet e albumit "I am… Sasha Fierce" kanë arritur në 5 milionë kopje. "Më bëhet qejfi sepse ky album përmbledh dy aspekte të muzikës sime, këngët ritmike, por edhe baladat. Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë vazhdoj të tërhiqem nga këngët e lehta dhe atmosfera e qetë. Këngët e lehta i rezistojnë edhe më shumë kohës".
Pas syve të ëmbël dhe zërit të butë qëndron historia e një vajze të thjeshtë nga Hjustoni, që ka punuar shumë për të realizuar ëndrra të mëdha: "Më vjen keq sepse nuk arrita të jetoja moshën më të bukur, adoleshencën, megjithatë nuk jam penduar, sepse ia ka vlejtur. Të përpiqesh të qëndrosh në majat e klasifikimeve muzikore është një sfidë e vështirë. Çdo këngë e re është e panjohur: në këtë botë mund të parashikosh pothuajse gjithçka, por jo suksesin e një kënge. Ndoshta mendon se ke shkruar një tekst të mrekullueshme, i cili do të mbetet në kujtesën e njerëzve, por më pas kupton që është i tillë vetëm për ty. Është pikërisht kjo anë e pasigurt që të dekurajon të bëhesh këngëtare".
Ndoshta ajo e ka të lehtë ta thotë këtë, sepse është vetëm 27 vjeçe dhe ka arritur dy etapat që e transformojnë një yll të muzikës pop në një legjendë të gjallë: të këndojë në ceremoninë e "Oskarëve" dhe në festën kur një President merr detyrën e re. "Në ceremoninë e ‘Oskarëve‘ isha shumë nervoze, por vetëm sepse nuk e dija ende nëse do të isha e ftuar apo jo në festën e Presidentit. Isha në prag të një krize nervash, edhe pse organizatorët e konfirmuan pjesëmarrjen time vetëm një javë para festës. Ra zilja e telefonit dhe një prej pjesëtarëve të stafit më tha nga ana tjetër e receptorit: ‘Presidenti Obama dhe e shoqja do të ishin të nderuar që ju të këndonit këngën ‘At Last‘ të Etta Jones për të shoqëruar vallëzimin e parë të mbrëmjes‘. Në atë moment e ndjeva veten shumë të vogël. Mendimi i parë ishte: ‘O Zot, po tani si do t‘ia bëj?‘. Nuk ka asnjë mënyrë për të larguar stresin, gjatë gjithë kohës të duket sikur të fluturojnë flutura në bark dhe pret vetëm që gjithçka të marrë fund. Fakti që isha aty dhe të shihja në sy Presidentin, në një ditë kaq të rëndësishme për vendin tim, ka qenë… Jo nuk mund të gjej krahasimin e duhur, jo se nuk mundem, por sepse nuk ekziston".
Për Bionsen nuk ishte hera e parë që gjendej ballë për ballë me Presidentin Obama. "Ishim takuar dhe herë tjetër dhe e dija mirë se kë kisha përballë. Një burrë të jashtëzakonshëm, i lindur për atë që po bën. E njëjta gjë vlen edhe për bashkëshorten e tij, Mishelën, një grua që bëhet pjesë e jotja vetëm përmes shikimit. Gjatë mbrëmjes, Obamës iu desh t‘u shtrëngonte dorën dy herë të gjithë të ftuarve, në fillim dhe në fund të saj. Ishte i rraskapitur, por përpiqej ta mbante veten. I tillë duhet të jetë një lider, një shembull për të gjithë ata që qëndrojnë pas tij".
Përveçse këngëtare, Bionse është edhe stiliste. Ja si shprehet ajo në lidhje me këtë: "Punoj shumë dhe diskutoj vazhdimisht me mamanë, e cila është edhe partnerja ime në këtë biznes. Shumë njerëz mendojnë se jam ‘viktimë‘ e modës, por në fakt veshja ime e përditshme është e thjeshtë. Mbaj xhinse, një bluzë të bardhë, këpucë me taka dhe që kur kam filluar të ushtroj profesionin e stilistes, më vijnë dhuratë 15 çanta lëkure në muaj, me rroba nga stilistët e tjerë".
Kur do të sjellë Bionse në jetë një fëmijë? "Jam e lumtur me Jay∑Z, nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Kur të jetë momenti, do të vijë në jetë një fëmijë, ose ndoshta më shumë se një".