Birçe: “Pritet luftë shumë e ashpër sportive”

Sokol Paja
Pasi ka përfunduar faza e parë e Kampionatit Kombëtar të futbollit, specialisti i futbollit, ish-trajneri i Kombëtares dhe aktualisht drejtori teknik i ekipit të Partizanit, ka dhënë edhe mendimin e tij në lidhje me 11 javët e para dhe këtij kampionati, ku ka thënë se ekipi i Tiranës ka për të arritur majat shumë shpejt dhe se rivaliteti do të jetë shumë i fortë. Pritet luftë shumë e ashpër sportive dhe gjithcka është e hapur. Besa e Kavajës është një ekip i organizuar shumë mirë dhe me lojtarë mjaft cilësorë. Nuk është rastësi kryesimi i kampionatit nga ekipi i Besës, pasi, me sa kemi parë deri tani, ajo e meriton të jetë në atë vend. Në fazën e parë, Besa ka grumbullar 24 pikë, duke qenë kampione simbolike e fazës së parë. Partizani është një ekip shumë i mirë, ku është gërshetuar elementi i ri me lojtarët me përvojë. Një dobësi në këtë fazë ka qenë sulmi i skuadrës, do të thosha. Ka një ekip që të pretendojë më së miri në të gjitha aktivitetet në vend. Ekipi ka nevojë për blerje të reja në repartin ofensiv. Lufta për titull kampion është më e hapur se kurrë dhe dhe rivaliteti është më i fortë se asnjë herë tjetër. Partizani ka arritur të grumbullojë 21 pikë në 11 javë. Dinamo ka qenë edhe ajo një skuadër që i ka dhënë tonin kampionatit gjatë kësaj faze. Ka një përbërje me lojtarë mbi mesataren dhe të ekuilibruar; them se ka shanse të mira për të qenë një pretendente serioze për titull. Tirana është ekipi që do të shkëlqejë në fazën e dytë dhe kam besim se do të jetë i vetmi ekip që ka për të pasur një rritje të madhe. Tirana ka shumë kualitet brenda në ekip, nga ana organizative, strukturore dhe nga ana e terreneve sportive, duke qëndruar më lart se të tjerat, mendoj se ka për të ecur shumë. Profesionalisht është më lart se të tjerat. Ajo do afrohet shumë. Vllaznia është një skuadër që për mua është e barabartë me Elbasanin dhe me Flamurtarin, të cilat gjithmonë kanë pretendime dhe janë ekipe që nuk e kanë humbur pretendimin. Kanë vështirësi dhe forcën e tyre nuk e mat sasia e pikëve të grumbulluar deri tani. Këto skuadra janë të pakënaqura me pozicionin në klasifikim dhe do të jenë ekipe shumë të forta dhe në rritje cilësore gjatë fazës së dytë. Shkumbini është një ekip që nuk mund ta quaj surprizë për paraqitjen shumë të mirë që ka bërë deri tani, sepse ka kaq vite që luan në Superiore. Ekip që e mban me forcë vendin e tij në renditje. Blerjet e sivjetshme e kanë kthyer në ekip profesionist për kampionatin shqiptar, ka pasur një ecuri mjaft të mirë dhe reale, ka mundësi më shumë. Si jashtë, ashtu edhe brenda, Shkumbini të nxjerr shumë punë. Teuta është ekipi që ka befasuar dhe zhgënjyer të gjithë me paraqitjen e saj. Është ekip që ka nevojë për blerje, pasi ka elementë të rinj, të cilët nuk kanë as eksperiencë e as aftësi që të shkojnë më shumë se deri ku kanë shkuar, u duhen përforcime në cdo repart. Kastrioti ka një ekip deri diku të mirë, por e keqja e tij është se cdo vit ndërron përbërjen dhe, kur një ekip ndërron përbërje, është e vështirë edhe funksionimi dhe strukturimi i tij. Ai mund të ishte edhe më lart në renditje. Ndërrimet ndikojnë negativisht. Besëlidhja është një ekip që ka vështirësi në organizim dhe në ruajtjen e vazhdimësisë, por me aq sa ka shfaqur, mendoj se është një ekip i mirë dhe ka për të ecur edhe më shumë. Skënderbeu është një fatkeqësi e kampionatit. Drejtuesit nuk kanë marrëdhënie të mira. Dhe kur të stabilizohen marrëdhëniet mes tyre, atëherë mund atëherë mund të ndërtohet edhe ekipi. Deri tani kanë zhgënjyer totalisht. Si ekip, ka nxjerrë talente dhe terrene ka. Për të ecur duhet një strukturë e re dhe organizim", ka përfunduar analizën e tij Bejkush Birce.