Kapelo: “E dua unë Anglinë”

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Fabio Kapelo pohoi se ai ishte i interesuar për të qenë trajneri i Anglisë. "Luanët" dështuan të kualifikoheshin në finalet e Euro 2008 dhe trajneri Stiv Meklaren u shkarkua nga detyra e tij. 61-vjecari Kapelo, i cili arriti suksese të shkëlqyera me Milanin në vitet 1990 dhe fitoi tituj në Itali edhe me Juventusin e Romën, e ka shprehur shpesh herë dëshirën për të qenë trajneri i Anglisë. Italiani u shkarkua si trajneri i Realit të Madridit në fund të sezonit të kaluar edhe pse ai arriti të fitojë kampionatin spanjoll dhe tashmë është duke punuar si komentator për teleivizionin italian "Rai".
Ai është i vetëdijshëm për problemet e Anglisë. "Atje luajnë shumë lojtarë të huaj dhe lojtarët përdorin në një mënyrë tjetër loje", tha ai për Anglinë gjatë komentimit të ndeshjes Itali-Ishujt Faroe (2-1). Edhe ish-bosi i Celsit, Hoze Murinjo është favorit për të pasuar Meklarenin.