E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç “shpëtoi” edhe Astrit Hafizin

Bledar Kuka
Duket e cuditshme, por burime pranë klubit të Tiranës pohojnë se Oto Baric ishte rrezik edhe për trajnerin e bardhebluve, Astrit Hafizi. "Ndihmësi i tij, Sllavko Kovacic dëshiron të jetë trajner i Tiranës, - thotë ky burim, - madje edhe Tirana mendonte që ai mund të caktohej trajner në janar. Një nga donatorët e klubit e ka takuar të paktën 2 herë Kovacicin". Sllavko ishte i shtyrë nga Oto Maksimale (tashmë Minimale) që të bëhej trajner në kampionatin shqiptar. Publikisht është pohuar se trajneri kërkonte që ndihmësi i tij të kalonte më mirë në sitë kampionatin shqiptar, por burime në FSHF zbulojnë se Baric kishte edhe problem parash. "Në bisedën mes presidentit Duka dhe Komitetit Ekzekutiv, - u shpreh ky burim, - u mor vesh se Baric do ta paguante vetë ndihmësin e tij, ndaj edhe iu ul rroga. Ndoshta për të kompensuar humbjen financiare, Oto shtyu Kovacicin që të bëhej trajner i një skuadre shqiptare, në mënyrë që Sllavko ta fitonte vetë "bukën e vet". Herr Oto blen këmisha e kravata Mëngjesin e së mërkurës, trajneri kuqezi Oto Baric e shfrytëzoi për të pushuar dhe për të hequr mendjen nga ndeshja që do fillonte në orën 17.00 (18.00 me orën rumune). Sic njofton "Gazeta Sporturilor", kroati i shqiptarëve u fut në dyqan, së bashku me sponsorë të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe bleu shumë këmisha e kravata. Vizitë në hotel nga bosi Bekali Xhovani Bekali, një nga bosët e futbollit rumun që punon si menaxher i FIFA-s, ka vizituar të mërkurën në mëngjes trajnerin e kombëtares shqiptare, Oto Baric. Rumuni dhe kroati janë miq dhe kanë punuar mirë bashkë kur të dy kishin lidhje me klube turq. Xhovani, kushëriri i pronarit të Steauas, Xhixhi Bekali, kishte lidhje me Gallatasarajin, ndërsa Baric ishte trajner i Fenerbahces. Takimi mes dy personave të futbollit u bë në hotel "Kroun Plaza" ("Croëne Plaza") në Bukuresht, ku qëndroi skuadra shqiptare. Tifozët rumunë, duartrokitje për skuadrën kuqezi Tifozët rumunë të pranishëm në stadiumin "Nacional", në "Lia Manoliu", duartrokitën përfaqësuesen shqiptare, ndërsa ajo doli në terrenin e lojës për stërvitje. Arsyet e kësaj pritjeje ishin dy barazimet e shqiptarëve me Bullgarinë që kualifikuan matematikisht ekipin e të verdhëve për në Euro 2008. Rumuni Dikë tregon "kujtimet nga lufta" Futbollisti rumun, Dikë, ka treguar një histori ditën e djeshme që të duket njësoj si ato të luftëtarëve të orëve të fundit, "kujtime nga lufta". "Kur do të gjuaja penalltinë e dytë, - tha ai për "Gazeta Sporturilor", - një nga lojtarët shqiptarë më erdhi e më tha që të gjuaja jashtë. Më tregoi tabelën ku në atë kohë shkruhej rezultati 5-1, por iu përgjigja që nuk mund ta bëja atë gjë". Dikë realizoi përballë Beqajt për 6-1, por më pas u tregua zemërmadh. "Pas 6-1 vendosa që të mos e vrisja më mendjen, ishim të kënaqur me rezultatin që kishim arritur". Rumunët, 150 milionë euro në stadiumin ku luajti Shqipëria Ja një fakt që tregon se përse Rumania arrin të kualifikohet për në një turne të madh (ndonëse pas 8 vitesh) dhe Shqipëria ende nuk mundet as ta ëndërrojë. Kompleksi "Lia Manoliu", përkatësisht stadiumi "Kombëtar", përjetoi mbrëmë ndeshjen e fundit në formatin ekzistues, pasi do të shkatërrohet dhe në vend të tij do të ndërtohet një stadium i ri. Punimet i ka marrë përsipër kompania italo-gjermane "Astaldi Spa" e Maks Boglit dhe si model është marrë ai i stadiumit të Frankfurtit, me 55 000 vende dhe me tribuna të mbuluara. Nga Reali i Madridit te Rolling Stounsët Kuqezinjtë luajtën në një arenë historike për Rumaninë. I ndërtuar më 1953, "Lia Manoliu" ka pritur ekipin legjendar të Realit të Madridit më 1963 (ndaj Dinamos së Bukureshtit) dhe ku ishin të pranishëm 100 000 tifozë. Ylli amerikan Majkëll Xheksën dha një megakoncert aty më 1992, më 1999 dhanë shfaqje Metalikat, më 2006 ishte radha e Dipic Moud (Depeche Mode) dhe më 2007 e Rolling Stounsëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›