Rusët “përmbytin” me vodkë ambasadën kroate

Ambasada kroate në Moskë u mbulua nga dhuratat e tifozëve nga Rusia, pas kualifikimit në Europian falë fitores së Kroacisë në Londër. Shishe vodkash, tufa lulesh dhe një mori dhuratash të pafundme "pushtuan" ambasadën. "Jemi të lumtur, - thonë nga ambasada, - për të parë madhështinë e shpirtit të famshëm rus. Tifozët e parë mbërrritën në orën dy të natës me dy flamurë rusë ku shkruhej: ‘Falëminderit, rroftë Kroacia'. Një kompani udhëtimesh na ofroi publicitet falas. Boksi i e-maileve është plot me mesazhe".